E reja u hodh nga pallati dhe vdiq pasi iu publikuan foto intime, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz

Një 39-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi akuzohet se i ka publikuar foto intime një 29-vjeçareje e cila si pasojë dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e pallatit dhe humbi jetën.

Altin Çoku, i cili dyshohet se i ka publikuar vajzës fotot intime në rrjetet sociale akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.