Akuzohen për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e tre zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekëve

Genci Hicka, Ilir Nishani dhe Gersion Tafa akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, dy mjekët Balloma dhe Baçi do gjykohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në janar të 2020, mjeku Kostandin Balloma dhe Besim Boçi kallëzuan në SPAK 3 inspektorët.

Sipas mjekëve, Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë për mos ta gjobitur për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Dy mjekët u morën gjithashtu të pandehur pasi ishin personat të cilët dhanë paratë për të mos u gjobitur.