Vrau nënën, si ndodhi krìmi makabèr në Kavajë (Detajet e rënda)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vilbashtovë të Kavajës ku Shkëlqim Sokoli, një i ri me probleme të shëndetit mendor, ka dhunuar për vdekje nënën e tij Ike Sokolin, 75-vjeçe. Ngjarja u raportua si vdekje natyrale në fillim, por ekspertiza mjeko-ligjore zbardhi shkakun e vërtetë.

Ndërkohë, më herët e moshuara kishte denoncuar disa herë të birin për dhunë, ku ishte mbajtur për pak kohë në psikiatri dhe ishte rikthyer në banesë ku jetonte vetëm me të ëmën.

Një ngjarje e raportuar të ketë ardhur si vdekje natyrale në Vilbashtovë të Kavajës, me bërjen e ekspertizës mjeko-ligjore u zbulua se shkak për humbjen e jetës së një 75-vjeçareje u bë dhuna nga i biri.

Ky i fundit për të cilin Syri Televizion mëson se quhet Shkëlqim Sokoli vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa edhe më parë e ndjera Ike Sokoli e kishte raportuar dhunën dhe problemet me të birin.

Policia e raportoi të shtunën ngjarjen si vdekje e dyshuar natyrale, pasi nuk konstatoi shenja dhune, raporton syri tv.

Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja Ike Sokoli kishte disa orë që kishte humbur jetën. Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, s kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.

Ekspertiza e thelluar doli në konkluzionin se 75 vjeçares i janë gjetur brinjë të thyera dhe hematomë në mushkëri që dyshohet ti kenë sjellë vdekjen.

Policia e Kavajës prangosi të riun, teksa pritet t’i nënshtrohet kontrolleve përkatëse për gjendjen e tij mendore.

Nga ana tjetër, jashtë kamerave të njohurit shprehen se kjo ishte ngjarje e paralajmëruar pasi edhe më herët Shkëlqim Sokoli kishte ushtruar dhunë ndaj të moshuarës, e kjo e fundit e kishte denoncuar por nuk ishte marrë asnjë masë për rehabilitimin e tij. Sokoli ishte shoqëruar disa herë në spitalin psikiatrik por që ishte rikthyer sërish në banesë ku jetonte vetëm me të ëmën.