Plani për atentat ndaj Kurtit në Shkup, gazetari tregon detaje: Pse u zgjodh Maqedonia e Veriut

Gazetari i RTK-së, Jeton Musliu ka sjellë detaje lidhur me informacionet se ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka patur një plan për atentat gjatë vizitës në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në një lidhje për RTSH24, Musliu tha se kemi të bëjmë me një plan që fatmirësisht nuk u ekzekutua, ndërsa theksoi se ishte hartuar nga shërbime të ekstremit të djathë serbe-maqedonas.

Ai rendit dy arsye se përse, sipas tij, u zgjodh Maqedonia e Veriut për të kryer këtë atentat.

“Ky plan ishte hartuar nga disa shërbime të ekstremit të djathë serbe-maqedonase, të lidhura edhe me ato të Federatës ruse, por sigurisht në kontroll të Serbisë. Ky plan nuk mund të zbatohej prej ndërhyrjes së institucioneve të Kosovës të sigurisë që mbrëmë, në bashkëpunim edhe me ato të Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur kontrollin. Nuk kemi të bëjmë me një plan të ekzekutuar, pro me parandalim të ekzekutimit të planit. Sipas burimeve të RTK-së, u zgjodh Maqedonia e Veriut është etnik i Kosovës dhe një prej fqinjëve e më të mirë krahas Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe arsyeja tjetër është fakti që atje është kryeministër një shqiptar dhe kjo do arrinte të kishte një efekt shumë dimensional në rast se do të arrihej të ekzekutohej një plan i tillë” u shpreh ai.

I pyetur nëse ngjarja ka lidhje me debatin mes Kurtit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë në Këshilli e Sigurimit në OKB, gazetari nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Mund të ketë sepse të gjithë analistët kanë vlerësuar se paraqitja e Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ishte e një niveli të lartë krahasuar me Vuçiç dhe lëvizjet e fundit të qeverisë së Kosovës në raport me veriun e vendit, apo vendime të tjera si vendimi i fundit i BQK, ka bërë që autoriteti i Beogradit edhe te serbët e Kosovës të zbehet në mënyrë drastike”, theksoi Musliu.

Lidhur me deklaratë e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, që mohoi zërat se në Shkup ka patur tentativë për atentat ndaj Kurtit, gazetari thotë me bindje se autoritetet atje kanë patur dijeni për planin, pasi për këtë arsye zgjeruan perimetrin e sigurisë në Shkup gjatë vizitës së Kurtit.

“Në këtë pikë qëndron edhe një lloj konfuziteti sepse nuk kemi të bëjmë me ekzekutim të një atentati, nuk ka pasur atentat, ka qenë një plan të cilin autoritete e sigurisë së Kosovës e kanë kuptuar se ekziston dhe kanë ndërmarrë veprime kundër këtij plani. Në rast e se i referohemi Ministrisë së Maqedonisë së Veriut mund të vërejmë se ata kanë qenë të informuar me këtë sepse deklarojnë në njoftim për vizitën e Kurtit se pjesë të posaçme të qytetit ët Shkupit do sigurohen, edhe një perimetër shumë i gjerë i Shkupit që është e pazakontë për vizitën enjë kryeministri rajonal bllokimi gjysmës së qytetit”, u shpreh ai.

Më herët gjatë kësaj të shtune, RTK njoftoi se ka pasur përpjekje nga Serbia për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës që ishte në Shkup, gjë që ka rritur sigurinë ndaj tij. Kurti reagoi, teksa tha se rrënjët e individëve që kërcënojnë i kanë në Beograd.