Mbledhja e Asamblesë së PS/ Rama: Proces i rëndësishëm, nevojitet hapje e partisë

Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të shkurtër për mediat për mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ai tha se do të bëhet një analizë e punëve, ndërsa shtoi se nuk do të ketë ndëshkime, por riorganizime të strukturave të partisë në funskion të bërjes sa më mirë të punës.

“Duke qenë se sot nuk kemi transmetime nga mbledhja po qëndroj në respektin tuaj. Në radhë të parë ju uroj të gjithëve 114 vjetorin e Tiranës kryeqytet dhe për t’ju thënë se kjo është një mbledhje pune e raportimesh dhe diskutimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për të riorganizuar tërësisht Partinë Socialiste dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës.

Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe është shumë e nevojshme një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme që te kontribuojnë dhe të kërkojnë hapësirën tyre me plot të drejtë.

Sot nuk do të bëjmë ndryshime, jemi për të bërë një analizë të punëve. Riorganizmi nënkupton lëvizje dhe ripozicionime në funksion bërjes mirë të punëve tonë”,-tha kryeministri Rama.