Asambleja e PS-së mbyll punimet, çfarë u diskutua në mbledhjen 5-orëshe

Asambleja Kombëtare e PS-së, pas 5 orësh diskutime, ka mbyllur punimet. Mësohet në mbledhje ka qenë fokusi te riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet e 2025-ës.

Asambleja do të mblidhet sërish në Durrës më datë 16 mars.

Vetë Rama pas mbledhjes doli dhe tha për mediat se ishte i kënaqur nga mbledhja.

“Ne dëgjonim shiu që binte me furi, dhe nuk dëgjuam që rrodhi gjë jashtë. Kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta. Ka qenë një mbledhje pune dhe ka ballafaqime me fakte opinione të mbledhura në një proces kapilar që kemi nisur, shqetësime që vijë nga organizata të partisë, zgjedhjes. Të gjitha këto janë diskutuar, por nëse mundt ë flasim për kritika, ka pasur një qasje vetëkritike, kështu që mos i besoni shumë mënyrës sesi rrjedhin gjërat sepse duhen verifikuar në burim.

Jam bashkë me sekretarin e përgjithshëm për të informuar sepse jemi të kënaqur nga kjo mbledhje, sepse kanë dalë shumë gjëra për t’u marrë parasysh. Kemi miratuar dhe planin e veprimit 15 shkurt-15 mars kur fillojnë zgjedhje në partinë politike. Më 16 mars mblidhemi në Durrës. Nga 15 prilli do të përgatitemi për zgjedhjet për delegatët e kongresit, kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të organizimit që në zgjedhjet e ardhmshme të arrijmë fitoren më shembullore”, tha Rama.