Aksident tragjik në Memaliaj, humb jetën 1 grua, rëndë burri i saj dhe një tjetër, pamje nga makinat e shkatërruara

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në vendin e quajtur Qesorat, në rrugën kombëtare Memaliaj – Krahes janë perplasur 3 automjete.

Për pasojë burime për Euronews Albania kanë konfirmuar se janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, ndërsa një grua ende e paidentifikuar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.