...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë fshatit Gllavë në bashkinë e Memaliajt.
Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha dhe gjendet pranë zonës së banuar. Banorët kanë njoftuar se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë vetë dhe presin mbërritjen e zjarrfikësve nga Tepelena e Gjirokastra.
Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër edhe pse ndalohet gjuetia. Flakët ka dëmtuar edhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe aktualisht disa fshatra janë në errësirë e të kërcënuar nga flakët.
Banorët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe se kjo po ndodh shpesh së fundi megjithëse në kushtet e një moratoriumi strikt për gjuetinë.