Përplasen dy automjete në Sarandë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës. Në afërsi të fshatit Metoq janë përplasur dy automjete.

Si rrjedhojë e ngjarjes janë plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.