...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se qytetarët shqiptarë janë të dëshpëruar, për shkak të mos-qenies së opozitës në krye të detyrës.
Komentet Basha i bëri në një takim në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor në degën e PD-së në Vlorë.
Basha tha gjithashtu se të djathtët kanë qenë të zhgënjyer nga qeverisja e mëparshme e PD-së, por ai bëri thirrje për t’u bashkuar rreth kësaj force politike, për të çuar vendin drejt zhvillimit.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë. Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi i bashkimit në këtë familje, që është t’i shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë nejrëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes.
E djathta tradicionale shqiptare, dyert e mëdha të Vlorës, pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhëtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo sdo të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje.
Dëshpërimi që ka kapluar vendin, nuk e ka gjenezën e vet vetëm tek keqqeverisja të cilës i ka mbarruar orët që para dy vitesh dhe të gjithë e dimë se në çfarë rrethanash kacaviren pas pushtetit. Dëshpërimi tek qytetarët vjen në radh të parë nga prishja e drejtpeshimit politikë për shkak të mos qenies të opozitës shqiptare në krye të detyrës.
Sot me orë të tërra mund të rrimë se kush e ka fajin e kush jo. Fakti është se PD u mbërthye në një vorbull, demokratët u shtynë drejt një strategjie dobësimi të opozitës në themel të së cilës qëndronte urrejtja, lincimet, agresioni brenda llojit. Nëse kohën më të mirë të ditës e humb duke u zënë vëllai me vëllain, sigurisht që vuan familja. Në qoftë se zë ekranet, hapësirën sociale duke dëmtuar imazhin e PD, pasojat i paguajnë demokratët dhe shqiptarët.