Atentati te firma e inerteve në Kurbin ku humbi jetën ekonomisti, policia sekuestron kamerat

Një atentat me breshëri plumbash ka tronditur qytetin e Kurbinit mëngjesin e kësaj të shtune. Një 70-vjeçar, me profesion ekonomist, ra pre e plumbave brenda ambienteve të punës. 70-vjeçari po hynte në ambientet e zyrës me pronarin Ardian Gjeloshi kur persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të tyre nga muri rrethues i objektit.

Atentatorët raportohet se kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi 15 plumba. Policia e Kurbinit tha se shënjestër e atentatit është pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi, i cili shpëtoi me plagë të lehta. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Krimi u shënua në orën 07:00 te mëngjesit në fshatin Gurëz.

Policia e Kurbinit ka sekuestruar kamerat e biznesit në cilësinë e provave materiale. Ato besohet se mund të çojnë në zbardhjen e itinerarit të ndjekur nga autorët.