...
Kryeminsitri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjësve të administratës publike, ju drejtua me një mësazh të fortë të rinjve, ku ju kërkoi të punojnë për veten e tyre, prindërit dhe shtetin.
Rama theksoi se më të rinjtë në administratë ja kanë borxh prindërve të tyre dhe shteti që të punojnë fort për të çuar Shqipërinë përpara.
Ndërsa e mbylli fjalinë duke thënë se “Kjo botë nuk ju përket atyre që shkojnë në kafe dhe thonë s’bëhet ky vend mo lale, por hajde bëjmë noj lekë, por i atyre që guxojnë dhe punojnë”.
“Ju më të rinjtë këtu ja keni borxh prindërve tuaj, gjyshërve tuaj, ja keni borxh vendit tuaj, ja keni borxh edhe shtetit tuaj, që juve ua ka njohur meritën, ua ka dhënë mundësinë dhe ju jep me aq sa mundet në mënyrë të vazhdueshme, dinjitetin që të tjerë të rinj si kërkojnë ta kenë, dhe jo gjithmonë për arsye të pamjaftueshme, nuk e kanë. Ju duhet të angazhoheni më seriozisht se të gjithë për këtë klimë të re, për një motivim dhe ëprkushtim më të madh në punë epërditshme të institucionit ku jeni dhe të këtij shteti. Jeni shumë vonë ju për të menduar të ikni. Më besoni po ikët, do të kuptoni që keni bërë zgjedhjen e gabuar. Jeni shumë herët për të mos e parë me shumë optrimizëm se çfarë mund të jetë shqiëpria falë jush, jo mbas 100 vjetësh por mabs 10 vitesh kur ju do të jeni ende në shërbim të shtetit, për të parë atrë që prindërit dhe gjyshërit tuaj as nuk guxonin të ëndërronin se do ta shihnin. Në fund do të shikoni se kjo botë është e atyre që guxojnë, rezistojnë, është e atyre që në vend të juastifikime, nuk harxhojnë kohë, por vetëm shohin përpara. Çdo goditje, çdo nënvlerësim nuk e marrin si arsye për të shkuar në kafene për të thënë “s’bëhet ky vend mor lale, por hajde bëjmë noj lek”, po vazhdojnë me kokëfortësi për të realizuar atë që kanë në kokë”, tha Rama.