Pjesë e bandës së rezikshme, kush është 19-vjeçari i arrestuar. Zbardhen krimet

Policia greke ka ndërrmarë këtë të premte një operacion për goditjen e një prej bandave më të rrezikshme që operon në Athinë.

Dy persona u arrestuan si të dyshuar për pjesëmarrje në grupin kriminal greko-shqiptar, i njohur me emrin “LIONS”.

Në pranga përfundoi një 19-vjeçari shqiptar me origjinë nga Fieri, i identifikuar si Bledi Alushi.

Edhe pse në moshë shumë të re Alushi dyshohet për një sërë veprash kriminale.

Banda akuzohet për rrahjen brutale të Spartak Latos, i cili ndodhej së bashku me Dimitrios Latos, Maria Latos, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjeç.

Latos u ndalua në rrugën “Lenorman” dhe një grup prej 7 personash ndaluan mjetin dhe zbritën drejtuesin të cilët e rrahën me sende të forta.

Pjesëmarrës në rrahje është evidentuar nga kamerat dhe 19-vjeçari me origjinë nga Shqipëria.

I riu operonte së bashku me shokun e tij grek, 24-vjeçarin grek Nektarios Karakalios, i cili po ashtu është një element kriminal i bandës “LIONS”.

Karakalios u arrestua së bashku me 19-vjeçarin gjatë kontrolleve që policia greke organizoi në disa shtëpi që shërbenin si baza kriminale të bandës.

Gjithashtu Karakalios dhe 19-vjeçari shqiptar kanë tentuar vrasjen e Kristos P. Loukas, i cili u plagos rëndë.

Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dyshohet se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia. Ngjarje kjo e ndodhur më datë 09.01.2024.

Gjatë kontrolleve në bazat e bandës janë sekuestruar një automjet tip “Jeep Renegade”, 2 pistoleta, 1 silenciator, 1 krehër pistolete, 68 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3460 euro dhe 1 celular.

Në një prej banesave, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 65-vjeçarin shqiptar Ibro Cico, por që nuk dyshohet se ka lidhje me bandën.