![“Çmendet” Trump! Urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare](http://nami.al/wp-content/uploads/2024/11/640-0-donald-trumpjpg-1731092488.jpg)
...
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Kavajë ku nënkomisari i policisë së Durrësit, Kastriot Gjongecaj dhe djali i tij Denis Gjengecaj qëlluan me armë zjarri ndaj të riut K. K..
Denis Gjongecaj i cili është shpallur në kërkim, në 7 shkurt është konfliktuar me 29-vjeçarin për një parakalim të gabuar. Të nesërmen 24 vjeçari shkoi së bashku me të atin Kastriot Gjongecaj për të sqaruar problemin.
Por konflikti ka përshkallëzuar dhe djali i efektivit ka qëlluar me pistoletën që e mbante pa leje në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte 29-vjeçari. Ky i fundit është larguar me shpejtësi, fatmirësisht pa u lënduar.