Çani: Me bastet do ketë konflikte, ves është edhe industria e bardhë, edhe e zeza

Gazetari Arian Çani ka komentuar në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” rikthimin e basteve online.

Ai ka thënë se me bastet do të krijohen konflikte duke shtuar se dhe bastet që do të jenë të liçensuara do të jenë një ves për shoqërinë.

Mes tjerash ai shtoi se bastet e liçensuara dhe ato që janë në të zezë do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

“Ves është dhe industria e bardhë që do të jetë e liçensuar dhe industria e zezë. Problemi është që tani që do ikin këto do të largohet e zeza, unë mendoj se jo, do bashkëjetojnë , njëri do mundohet t’i marrë sa më shumë treg tjetrit. Këtu nuk përjashtohet të ketë dhe konflikte. A ka interes Rama që t’i japë më shumë peshë njërës apo tjetrës, këtë nuk di ta them. Vesit i duhet lënë një vend patjetër sepse ndryshe shoqëria do të jetë shumë e rrezikshme”-tha ai.