2022/ Vlora, Durrësi dhe Kukësi kanë rritjen më të lartë të restoranteve dhe hoteleve

Të dhënat më të fundit për profilin e bizneseve sipas qarqeve që i takojnë vitit 2022 tregojnë se Vlora, Durrësi dhe Kukësi kishin përqindjet më të larta të rritjes së hoteleve dhe restoranteve në krahasim me vitin 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë së në qarkun e Vlorës numri i hoteleve dhe restoranteve u rrit me 11.5 për qind. Në këtë qark numërohen 2188 njësi, duke u renditur në vend të dytë pas Tiranës, ku raportohen zyrtarisht 6183 restorante dhe hotele me 2022.

Qarku i dytë më numrin më rritjen më të madhe të njësive të shërbimit, restorante dhe hotele më 2022 ishte Durrësi me 7.8%. Në këtë qytet raportohen zyrtarisht 1596 hotele dhe restorante, duke u renditur në vend të tretë në 12 qarqet e vendit. Qarku i Kukësit megjithëse ka numrin më të ulët të restoranteve dhe hoteleve në rang vendi, pati një rritje të konsiderueshme të këtyre njësive me 7% më 2022.

Në të tre këto qarqe hapja e njësive të shërbimeve u nxit nga zhvillimet pozitive në turizëm.

Qarku i Durrësit dhe i Vlorës janë destinacione kryesore të turizmit veror. Investimet në bare, restorante dhe hotele në këto qarqe kanë vazhduar me intensitet të lartë edhe në vitin 2023. Në qarkun e Kukësit, vizitorët po rriten nga viti në vit, por turizmi malor ende paraqet potencial të lartë për zhvillim të mëtejshëm. Alpet mbeten gjithmonë më të vizituarat dhe kjo ka arritur interesin për hotele dhe restorante të reja në luginën e Valbonës dhe në bjeshkët e Kukësit.
Rritja të këtyre njësive ka pasur edhe në Qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Lezhës, por në kryeqytet, Fier, Elbasan dhe Dibër është raportuar rënie.

Tirana ka numrin më të lartë të hoteleve dhe restoranteve në rang vendi me 6183 njësi, por më 2022 u mbyllen 55 aktivitete ose 1 % e totalit në raport me 2021.
Rënia më e madhe ishte në qarkun e Elbasanit ku u mbyllën 2.8% ose 40 restorante dhe hotele me 2022.

Në Fier u mbyllen 21 hotele dhe restorante me 2022 ose 1.4% e totalit, ndërsa në Dibër u mbyllen 5 njësi ose 1.4% e totalit.

Trendi në rritje i bizneseve të shërbimeve po ndjek turizmin, ndërsa rënia po ndodh në ato qarqe ku zhvillimi i turizmit nuk është i ndjeshëm teksa popullsia lokale po tkurret./ Monitor