Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet me breshëri drejt një mjeti, plagoset shoferi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.

Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, ku është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit Selami Brahimi (e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi Selami Brahimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.