...
Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash është paraqitur në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij Henrik Ligori
Mjekut i janë komunikuar zyrtarisht akuzat dhe tashmë dosja e tij pritet të dërgohet në GJKKO për gjykim.
Prifti ishte prej 4 vitesh nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që ishte pezulluar nga detyra për disa kohë.
Ndaj tij janë vendosur 2 masa për pezullim nga detyra, ndërsa i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare në vlerën e 177 mijë eurove dhe 52 milion lekëve.
Prifti akuzohet për dy episode ryshfeti që dolën në një nga përgjimet për korrupsionin në gjykatën e Krujës dhe një rast tjetër nga akuza e familjarëve të një pacienteje.
Ai i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se paratë i ka te gjitha te justifikuara.