S’mbahet Mul Noka, sulmon Bashën pas daljes nga Parlamenti! Pastaj i vërsulet me vrap makinës së Ballës dhe Gjonçajt

Deputeti Flamur Noka ka etiketuar kreun e PD-së, Lulzim Basha si tradhtar dhe mercenar, pasi ky i fundit doli nga salla e Parlamentit.

“Je tradhtar, je i pabesë, je i paburrë, je mercenar”, i ulëriste Noka, Lulzim Bashës.

Noka gjithashtu iu vërsul me vrap dhe ka hedhur vezë në drejtim të automjetit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, në përfundim të seancës plenare.

Deputeti demokrat, i cili nuk u lejua të hyjë në Kuvend pasi është përjashtuar nga Komisioni i Etikës për 20 ditë, hodhi edhe miell në drejtim të Gjonçaj, teksa ky i fundit qëndronte në oborrin e Parlamentit.

Gjithashtu u hodhi miell edhe punonjësve të Gardës që qëndronin tek dera e Kuvendit.