Shiti disa herë të njëjtat apartamente në Tiranë, pranga administratorit të firmës ndërtuese

Administratori i një pallati, i cili shiste disa herë të njëjtat apartamente ka rënë në prangat e policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se i arrestuari, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente.

Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.