Mbyllet seanca plenare, Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit: Diktatorët kanë të njëjtin fund

Seanca e sotme plenare ka zgjatur vetëm 24 minuta.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i kryeministrit Edi Rama, do të jetë ai i diktatorëve. Pasi fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, Paloka dogji rregulloren e parlamentit.

“Në 91′ isha në grevë. Nga një televizor ndiqnim cbëhej në Tiranë. Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë.

Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë.

Zonja Nikolla, ky nuk është Parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shurra, mos i shkoni pas” tha Paloka.

Ndërkohë, nga rendi i ditës u hoq projektligji për lojërat e fatit si dhe u rrëzuan amendamentet e Bashës.