... Nami.al

Marrëveshja Rama-Meloni/ Protestë para Kuvendit, qytetarët: Mos e ktheni Zadrimën dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza

Përpara parlamentit po mbahet një protestë nga qytetarë të shumtë kundër marrëveshjes së emigantëve me Italinë.

Protestuesit pretendojnë se marrëveshja është antikushtetuese.

“Ne protestuam dhe te Gjykata Kushtetuese sa i përket këtij ligji, sot Shqipëria drejtohet nga disa njerëz që janë mbi interesat e popullit dhe kanë dalë mbi këtë gjykatë situatë e cila e ka ulur shumë legjitimitetin e GJK. Njerëzit dhe populli që i voton këta njerëz duhet të reflektojë sepse ata rrisin pagat e tyre i dyfishojnë ndërsa 99.9% e njerëzve vuajnë. Do mbani mbi shpatulla turpin e historisë nëse do të votohet ai Mos e ktheni Zadrimën në hale dhe Drinin në kanal të ujërave të zeza”, tha një prej tyre.

Përshkrimi i imazhit