... Nami.al

“Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë”, Flamur Noka: Socialistët të ruhen, do t’i sulmojmë edhe nëpër shtëpitë e tyre

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka pasi sulmoi me vezë e miell gardistët dhe makinat e deputetëve socialistë ka folur për mediat.

Noka tha se tashmë ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë dhe paralajmëroi akte dhune në emër të Sali Berishës. Deputeti i Rithemelimit u shpreh para kamerave se socialistët do të sulmohen kudo që ndodhen.

“Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë, ka kaluar çdo kufi ku demokracia mund të durojë. Tani e mbrapa është mosbindje civile.

Kudo ti shikojnë ti përbaltin e ti pështyjnë, me vezë, domate, ti qëllojnë. 20 shkurti do jetë një ditë e shënuar që do i japë një ditë e shënuar që do i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit.

Ne do e mbajmë aksionin në çdo formë. Në rrugë, në shtëpi, në zyra… Kudo do të na shohin”,– tha Flamur Noka.

Përshkrimi i imazhit