I martuar me një shqiptare, si u ekzekutua me breshëri plumbash biznesmeni në Greqi, zbulohet fjalët e tij të fundit

Detaje të reja mësohen nga vrasja e biznesmenit grek Christos Gialias, i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me një breshëri kallashnikovi në Mandra të Athinës.

Sipas hetuesve grekë, biznesmeni ishte duke folur në telefon, ndoshta edhe i shpërqëndruar, në momentin kur një person arriti t’i afrohet dhe e qëlloi me kallashnikov.

Kur e kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik ai thirri “Ndihmë, duan të më vrasin”, këto kanë qenë edhe fjalët e tij të fundit.

Gialas ishte i martuar me grua shqiptare, pasi gruan e parë ia kishin vrarë në mënyrë të mistershme. Ai gjithashtu kishte biznese të shumta në Shqipëri si dhe njihej për iniciativën e punësimit të emigrantëve shqiptarë në bizneset e tij në Greqi.

Konkretisht në vitin 2007 ai ka themeluar një kompani me qendër në Labinot Fushë të Elbasanit.

Ai ishte bashkëpunëtor i shqiptarit, Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjec, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 30 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar furnizonte me cigare Drobonikun, ky i fundit ka precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Po ashtu, mediat greke kanë publikuar pamjet e vilës luksoze të biznesmenit të vrarë grek, ku prona duket e rrethuar me një mur të lartë, kamera të shumta sigurie si dhe me një kullë vrojtimi që ka shkueshmëri disa qindra metra poshtë rrugës.