...
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen sot, ndërsa pritet vijimi i aksionit opozitar. 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare.
Ndërkohë ditën e sotme pritet të kalojë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive, ligji për marrëveshjen me Italinë për emigrantët si dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.
Po ashtu do të kalojë ligji për tenderët. Qeveria ka vendosur të ristrukturojë dhënien e tenderëve duke krijuar një agjenci të posaçme që merret me to.