PS kërkesë për përjashtimin e 4 deputetëve të PD nga Kuvendi, mes tyre edhe Bardhi

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë për përjashtimin nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të deputetëve të PD, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati.

Sipas pretendimeve të mazhorancës, këta deputetë me veprimet e kryera ne seancën plenare të së hënës, nuk lejuan zhvillimin e saj.

Ndërkohë sot pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë të PS.

Kujtojmë se më herët 19 deputetë të PD janë përjashtuar nga seancat plenare, për shkak të kaosit që ka mbizotëruar gjatë këtyre javëve në Parlament, teksa opozita ka bllokuar foltoren dhe ka penguar punimet normale të këtij institucioni, me pretendimin se të drejtat e tyre janë nëpërkëmbur.