Akuzohet për trafikim të miturish dhe pornografi, Apeli lë në burg mjekun Dervish Hasi

Mjeku kirurg Dervish Hasi është lënë në masën e sigurisë arrest me burg për abuzim seksual, pornografi dhe trafikim i të miturve.

Hasi u arrestua 1 muaj më parë, pasi prej 2 vitesh abuzonte me një 14-vjeçare dhe e konsideronte si gruan e tij të 4. 42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasi kishte detyruar të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë.