... Nami.al

Zbardhet biseda, si tentoi gruaja me BMW luksoze të korruptojë policin në Tiranë: Merri këto për kafe…

Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë për të mos i ndëshkuar me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.

Por në VIDEON e publikuar nga policia shihet një rast i pazakontë. Për herë të parë në historinë e Policisë Rrugore një grua është arrestuar pasi ka tentuar të korruptojë policin.

Replikat:

Polici: Po këto për çfarë mi dhe?

A.K: Për të pirë një kafe.

Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.

Gjithashtu, një tjetër prej të arrestuarve është parë duke i dhënë 50.000 leke të reja policit, një shumë e majme për një shkelje rrugore.

“Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë pesë drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasit me iniciale, A.K 39 vjeç, G.H 30 vjeç, B.C 20 vjeç, E.C 50 vjeç, si dhe E.D 40 vjeç.

Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Ju lutem qytetarëve dhe mediave të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën”, njofton policia.

Përshkrimi i imazhit