Njohja e pensioneve me Italinë, Rama: Sot firmoset dokumenti përfundimtar

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se ditën e sotme do të firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore me Italinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama shkruan se nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe me mijëra shtetas italianë në Shqipëri.

“Sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian mijë shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se marrëveshja e pensioneve do të hyjë në fuqi vetëm pasi të kalohet nga Parlamentet në të dy vendet.