... Nami.al

‘Burgosi’ gruan me kamera, 34-vjeçari sapo ishte kthyer nga Gjermania, çfarë dyshohet

Të tjera detajë kanë dalë mbi ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Asqeri Mandri u arrestua pasi mbante bashkëshorten nën monitorimin e kamerave dhe dyshohet se edhe e kishte dhunuar.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka mësuar se 24-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania dhe dyshohet se shkak për veprimet e tij të ketë qenë xhelozia.

Po ashtu ajo ka bërë me dije se Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në banesë, për të parë nëse pretendimet e bashkëshortes për dhunë të ushtruar ndaj saj janë ose jo të vërteta.

“Jashtë kamerave pohojnë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Prej disa muajsh Asqeri Mandri jetonte në Gjermani dhe prej disa kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Pikërisht në momentin që është kthyer, është bërë edhe denoncimi nga ana e bashkëshortes së tij.

Ajo që kemi arritur të mësojmë se bashkëshortja para Policisë ka dëshmuar se ajo gjatë gjithë kohës monitorohej nga kamerat dhe ka pretenduar se ndaj saj është ushtruar dhunë.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, për të vërtetuar pretendimet e saj. Vlen të theksohet se prej disa muajsh se Mandri jetonte në Gjermani dhe dyshohet se ka qenë xhelozia ajo që ka bërë që ai të burgoste bashkëshorten e tij”, ka thënë Demushi.