39-vjeçari tenton të vrasë me sëpatë bashkëshorten dhe personin që e shoqëronte

Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti që mund të kishte patur pasoja të rënda.

Shtetasit Miri (Xhevahir) Likkola, 39 vjeç, banues në Burrel, u arrestua nga uniformat blu pasi tentoi të qëllonte me sëpatë bashkëshorten e tij me të cilën është në process divorci.

39-vjeçari përndoqi bashkëshorten teksa ajo e shoqëruar nga një shtetas tjetër po shkonin në ambientet e gjykatës ku do të mbahej seanca për divorcin.

Teksa gruaja dhe personi që e shoqëronte hynë në ambientet e nje dyqani, Likkola shkoi pas tyre dhe tentoi t’i godiste me sëpatë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj”, njoftoi policia.