...
Pas më shumë se gati rreth tre orësh është mbyllur protesta që u mbajt para Kuvendit dhe tek rruga “Mustafa Metohiti”, ose siç njihet ndryshe “Rruga e Salës”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar pak më parë mbajtjen e një proteste të madhe në datën 20 shkurt.
Lajmin Berisha e bëri të ditur në fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij, pasi protestuan për disa minuta para Parlamentit.
Protesta e 20 shkurtit përkon me përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Kujtojmë se opozita ka paralajmaruar përshkallëzimin e aksionit opozitar, drejt mosbindjes civile.
Protestat e opozitës po vijojnë me pretendimin se deputetëve demokratë po u shkelen të drejtat parlamentare në Kuvend, ndërkohë që Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.