Opozita protestë sot para Kuvendit, vijon aksionin edhe në seancën plenare

Opozita do të mbajë sot një protestë para Kuvendit në orën 17:00, në të njëjtën kohë kur parashikohet të ketë seancë plenare.

Protesta do të jetë vijimi i aksionit opozitar, pasi asaj nuk i janë plotësuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi para simpatizantëve të tij nga banesa, se socialistët duhet të bashkohen me opozitën në protestë pasi dëshmuan se si Arben Ahmetaj tha se Edi Rama e kishte kërcënuar.