Këshilltari i Kurtit reagon pas deklaratave të BE: Mos e ngatërroni qëllimin e dialogut e as periudhën në të cilën jetojmë

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, pas një deklarate të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku ky i fundit tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione.

Zulfaj në një reagim në platformën “X”, ka shkruar se nuk duhet të ngatërrohet qëllimi i dialogut në Bruksel e as periudhën në të cilën jetojmë.

“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj.