... Nami.al

“Jemi policia”/ Kapnin “mat” çifte duke kryer marrëdhënie, ja truku i Laert Haxhiut për të vjedhur mjete

Vjedhja e makinave me qëllim përdorimin e tyre në ngjarje kriminale, ishte kthyer një punë e zakonshme e grupit të Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij.

Personat përdornin thuajse të njëjtin truk, duke kapur gafil çiftet e rinj që kryenin marëdhënie seksuale në makinë ose të rinj që konsumonin drogë brenda në mjetet e tyre.

“…Jemi policia, mos lëvizni…”. Kjo ishte fjalia e parë që përdornin anëtarët e grupit dhe pas kësaj, detyronin çiftet e kapur në marëdhënie seksuale apo duke pirë drogë të zbrisnin nga mjeti, me idenë se ishin kapur në paligjshmëri nga policia.

Brenda në makinë hipnin anëtarët e grupit, duke e larguar me shpejtësi. Më pas mjetet e vjedhura përdoreshin për të kryer vrasje dhe krime të tjera.

Artan Tafani, bashkëpuntori i prokurorisë ka treguar disa momente kur kanë përdorur këtë truk për vjedhjen e automjeteve.

Një makinë tip “Benz-Mercedez” e gjendur dhe sekuestruar në garazhin e Enio Meçaj në zonën e “Astirit”, rezulton e vjedhur në Durrës nga Tafani dhe Lulzim Arapi.

Këta dy persona në bashkëpunim me Laert Haxhiun kanë survejuar një të ri, teksa po konsumonte kokainë brenda makinës së tij. Tafani dhe Arapi, kanë zbritur nga makina e Laertit dhe prej andej janë drejtur tek benzi ku qëndronte i riu.

“…Jemi policia mo lëviz…”-i janë drejtuar të riun, i cili ishte duke pirë kokainë.

I riu ka zbritur nga makina me idenë se kishte të bënte me punonjës policie.

Por sapo i kanë marë çelësin, Tafani dhe Arapi kanë hipur në mjetin e tij “Benz” dhe janë larguar. Ky mjet është çuar në Sarandë, duke u përdorur për survejimin me qëllim vrasjen e shtetasit R. Çaushi.

Por në pamundësi për të gjetur këtë të fundit, “Benzi” i vjedhur është sjellë në Tiranë, duke u mbajtur i mbyllur në ambjentet e një garazhi, derisa në muajin qershor u sekuestrua nga policia.