“Gripi i syrit zgjat deri 3 javë” – Mjeku okulist tregon kur bëhet agresiv

Paralelisht me gripin e zakonshëm duket se janë shtuar edhe rastet e pacientëve të prekur me gripin e syrit.

Kjo sëmundje quhet keratokonjutiviti epidemik, ose gripi i syrit në gjuhën popullore.

Në përgjithësi ai shkaktohet nga adenoviruset dhe është tepër ngjitës. Transmetimi kryesor është nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë të gishtave me sytë.

Mjeku okulist Isamil Halili tha në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania se gripi i syve e zgjat deri në 3 javë.

“Ky virus është i pranishëm çdo vit në stinën e dimrit, ka aftësinë për t’u përhapur shumë shpejt, sidomos në ambientet me shumë njerëz si kopshtet dhe shkollat. Zgjat pak më tepër se gripet e zakonshëm, pasi zgjat deri në 3 javë, gjë që i shqetëson pak prindërit. Agresiviteti është rreth 1 javë, nga momenti që inkubohet, pas 2-3 ditësh kur nisin simptomat dhe ju mund t’ia keni ngjitur edhe dikujt tjetër”, tha mjeku.