... Nami.al

EMRAT/ Sekuestrohen 203 kallëpe tritol, kush janë tre të arrestuarit nga Kosova në Tiranë

Tre persona janë arrestuar për trafikun e lëndës plasëse nga Kosova në Tiranë.

Mësohet se në pranga kanë rënë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkelqim Halabaku, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 2 shqiptarë të Kosovës.

Gjithsej janë sekuestruar 203 kallëpe tritol me një peshë prej 46 kg. Po ashtu janë sekuestruar 3 celularë si dhe një automjet.

Përshkrimi i imazhit