Çështja Beleri në Kushtetuese, Zaçaj: Po përgatitet. S’ka kërkesë përshpejtimi

Në një dalje për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj deklaroi se ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit 2023.

E pyetur nëse është marrë në shqyrtim çështja e kryebashkiakut të zgjedhur, por jo të betuar të Himarës, Fredi Beleri, ajo u përgjigj se çështja ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, është duke u përgatitur, por ende nuk është gati.

“Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen. Janë duke u marrë të gjitha materialet, është duke u përgatitur. Por ajo është çështje e shtatorit, ne jemi ende duke u marrë me çështjet e muajit maj të 2023”,-tha Zaçaj.