Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Lezhë, alarmohen banorët

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Nga ngjarja mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.