Itali, 7 egjiptianët përdhunojnë 13-vjeçaren në sytë e të dashurit

Një vajzë e mitur, vetëm 13-vjeç u përdhunua të martën në Itali nga shtatë egjiptianë. Ngjarja e rëndë ndodhi në banjat publike të Villa Bellini në Katania dhe e mitura ka identifikuar dy përdhunues.

Të dyshuarit janë thirrur në polici dhe vajza nuk mundi të identifikonte pesë të tjerët që ishin pjesë e grupit, duke thënë se nuk i kishte parë në fytyrë dhe se nuk donte të akuzonte njerëz të pafajshëm.

Me kalimin e orëve, kanë dalë detaje të reja të agresionit. “Të lutem, të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj”… janë fjalët me të cilat vajza iu lut shtatë djemve që e kishin ndaluar bashkë me të dashurin e saj.

Përdhunimi ndodhi para syve të të dashurit të saj. Ai identifikoi 5 personat e tjerë. Ndërsa ndodhte përdhunimi i dashuri 13 vjeçar i vazjës mbahej me forcë.

Vetëm një nga egjiptianët e arrestuar bashkëpunoi me hetuesit, duke lejuar identifikimin e gjashtë djemve të tjerë, të gjithë me origjinë egjiptiane.