Bllokohen 10 alpinistë në Bogë, njëri është lënduar, gjithë policia niset drejt vendngjarjes

Një grup personash kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike të Bogës.

Mediat raportojnë se ata ishin nisur për ngjitje, por në kthim, njeri prej tyre është aksidentuar.

Grupi prej 10 personash ka mbetur i bllokuar dhe kanë njoftuar policinë për t’i ardhur në ndihmë.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e sigurisë kombëtare dhe forca të Policisë të Komisariatit Malësi e Madhe.