Big Brother Vip thyen çdo lloj rekordi audience, ja sa njerëz e ndjekin live nga Youtube

Big Brother Vip Albania është kthyer tashmë në një fenomen social në Shqipëri. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Për ta kuptuar më mirë shikueshmërinë e Big Brother Vip 3 kuptohet edhe nga një detaj.

Një numër rekord prej 170 mijë vetash janë duke e ndjekur sonte nga BBV3 nga Youtube.

Ky është matësi më i mirë i audiencës, një matje reale nga 170 mije IP. Janë këta njerëz që ndjekin spektaklin më të madh shqiptar vetëm nga Youtube.

Këtu nuk llogaritet audienca televizive që shkon qindra mijëra shikues nga Shqipëria, trevat shqipfolëse dhe kudo ku ka shqiptarë në botë

Kujtojmë qe audienca e Big Brother Vip Albania 3, është shumë herë më i ndjekur edhe edicioni i vitit te kaluar, ku fenomeni Luiz Ejlli theu ccdo rekord. Në natën finale të sezonit të shkuar, Big Brother Vip u ndoq nga 120 mijë njerëz live në Youtube. Ndërkohë, në sezonin e tretë, çdo prime audienca në Youtube shkon mbi 150 mijë ndjekës, ndërsa sot kapi shifrën rekord të 169 mijë njerëz live në Youtube.