...
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një pallat në Korçë.
Policia njofton se zjarri ka rënë në banesën e 64-vjeçares R. E. e cila është asfiksuar nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.