Dorëhiqet nga detyra kreu i Gardës së Republikës, Gramoz Sako

Dorëhiqet nga detyra kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako. Sipas burimeve, dorëheqja është pranuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Dorëheqja e tij vjen pak pas përjashtimit të një efektivit të Gardës së Republikës, i cili kishte deklaruar se kishte përdorur aplikacionin e përdorur nga grupet kriminale Sky ECC.

Gramoz Sako mbante detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës që prej vitit 2013.

Ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, Z. Sako mban gradën “Drejtues Madhor”.