Aksident i rëndë në Tiranë, makina me shpejtësi përplas karrotrecin, plagosen 4 të rinj

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një makinë ka përplasur një karrotrec që ishte i parkuar.

Si rrjedhojë pjesa e përparme e mjetit është futur poshtë karrotrecit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “5 Majit”.

Nga aksidenti mësohet se janë plagosur katër të rinj që ndodheshin në makinë të cilët po transportohen në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia.