Aksident i rëndë në Fier/ 3 automjete të përfshira , 4 të lënduar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur Ferm Çlirim.

Ne aksident janë përfshirë 3 mjete dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet për 4 persona të plagosur që janë shoqëruar nga dy ambulanca për në spitalin rajonal Fier.