U paraqit sot në SPAK, Beqaj: Mora hard drive-in me të dhënat e laptop-it tim që ishte sekuestruar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Beqaj u konstatua duke u futur brenda mabienteve të Gjykatës së Posaçme por nuk dihej arsyeja e parqitjes.

Pas daljes nga ambientet e SPAK Beqaj ka dalë para mediave ku u shpreh se sot është dita e caktuar nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur në organin e hetuesisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se ka marrë edhe hard drive me të dhënat e laptop që iu sekuestruar në apartamentin e tij më 28 dhjetor.

“Sot ishte e premte, dita e paraqitjes por mora edhe hard drive me të dhënat e laptop, që është sekuestruar në apartamentin tim më 28 dhjetor,” tha ai.