Tentuan të korruptonin efektivët e policisë rrugore, arrestohen gjashtë shoferë

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues automjetesh, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë rrugore, konkretisht: M. SH., 24 vjeç, K. L., 29 vjeç, B. K., 40 vjeç, E. T., 43 vjeç, R. S., 27 vjeç, F. Xh., 60 vjeç.

Këta shtetas janë konstatuar në shkelje dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, ndaj punonjësve të Policisë.

Iu lutemi qytetarëve dhe mediave që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe të godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.