... Nami.al

Murosi shqiptaret në apartament, italiani tregon arsyen! Gazetarja: Nëna e saj e kërkonte nëpër emisionet italiane…

Trupi i një shqiptareje është gjetur në nëntor të 2023 e murosur në muret e apartamentit ku jetonte me ish-partnerin e saj italian, Marco Romeo në Spanjë.

Ky i fundit i cili është arrestuar në Spanjë për vrasjen e nënës së djalit të tij Paula, i ka dërguar një letër gjykatës, ku thotë se në burg “ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është totalisht i penduar”.

Lidhur me vrasjen e Sibora Gaganit e cila u rrit dhe u shkollua në Itali, Romeo këmbëngul se nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, ndërsa pranon se ka fshehur trupin e gjetur nga policia të mbështjellë me qese plastike dhe në një kuti druri të murosur në mur. Marco Romeo gjithashtu thotë në këtë rast se është penduar “që ka bërë një gjë kaq të neveritshme ”. Sibora Gagani ishte 22 vjeç kur u vra në 2014 dhe u muros nga Marco Romeo.

Gazetarja Alba Kepi e cila jeton në Itali ka treguar se Romeo mohon para autoriteteve të ketë vrarë Siborën, por e ka murosur në apartament për të evituar problemet me autoritetet. Përsa i përket familjarëve të Siborës, gazetarja shprehet se janë tepër të prekur dhe se para se të gjendje trupi i vajzës së saj, nëna Elisabeta, nuk reshti së shkuari nëpër emisione për të kërkuar të bijën.

“Romeo e ka mohuar se ka qenë ai vrasësi i Siborës, ai thotë se e ka gjetur të vdekur në apartament dhe për të evituar telashet e ka murosur në apartament. Dimë se familjarët e Siborës, nëna Elisabeta është mjaft e prekur. Ajo edhe për mediat italiane ka deklaruar se ka pasur gjithnjë dyshime për ish-partnerin e saj. Ka treguar se kur ka vizituar të bijën në 2014 në Spanjë, ka parë një atmosferë mes çiftit mjaft të tensionuar dhe gjithë kohës i thoshte se po jeton me “babain tënd”, sepse diferenca e moshës ishte e madhe. E ëma kishe parë që punonte vetëm Sibora, ai nuk punonte. Të gjitha shqetësimet e saj verifikohen me rrëfimin e Romeos. Ajo çfarë ka prekur publikun italian është se Elisabeta, nëna e Siborës që prej 2014 deri në nëntor të 2023 që u gjet trupi i Siborës, nuk ka reshtur edhe në këto emisionet e njohura, ka qenë shpesh herë e ftuar për të kërkuar të bijën. Di sa disa muaj më parë, në nëntor e kanë marrë dhe e kanë kthyer në Itali trupin e Siborës, i kanë kryer ceremoninë e varrimit. Një histori e dhimbshme që tronditi jo vetëm publikun italian, por edhe komunitetin shqiptar”, tregon gazetarja Alba.

Përshkrimi i imazhit