Grabitja e pikës së exchange në Institut, policia reagim zyrtar: Shuma e vjedhur, 300 mijë lekë të reja

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Institut, ku u grabit një pikë e këmbimit valutor.

Në njoftimin e bluve evidentohet se shuma e grabitur është 30 mijë lekë të rinj dhe se po vijon puna për identifikimin e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.